“Nuk është se na ka marrë malli, por…”, Dogjani: Rama po injoron Kuvendin! Të mos harrojë që është deputet

Deputeti Asllan Dogjani ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancë, pasi ka disa kohë që nuk është pjesë e punimeve të Kuvendit.

Ai tha se Rama nuk duhet të harrojë se është deputet para së gjithëve.

“Nuk kuptoj pse Rama injoron Parlamentin dhe nuk i përgjigjet thirrjeve të opozitës që ka kërkuar interpelancë. Ka kaq kohë që nuk vjen në Parlament. Nuk na ka marrë malli shumë për të, por duam të dimë sepse injoron Kuvendin. Jemi përfaqësues të popullit, kemi kërkesa. Dimë që është i zënë me probleme ndërkombëtare si Italia por mbase ka harruar që është kryeministër, ama mos të harrojë që është deputet”, tha ai.

 

Arena e Lajmit

“Nuk është se na ka marrë malli, por…”, Dogjani: Rama po injoron Kuvendin! Të mos harrojë që është deputet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook