Vota e diasporës/ Deputeti i PS: Fajin e ka PD! Mazhoranca ka vullnet për zbatimin e saj në 2025

Deputeti i PS Denis Deliu, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar ngjarjet në seancën e sotme të Kuvendit, pjesë e të cilave ishte edhe banderola e ngritur sot nga aktivistë të cilët kërkojnë votën e diasporës.

Ai u shpreh se fajtore për vonesën e votës për diasporën e ka PD e cila me mospraninë në komisionin e Reformës Zgjedhore, bëri që të dështojë puna e komisionit.

Ai tha se mazhoranca ka vullnet për zbatimin e saj në 2025.

“Ne si mazhorancë jemi dakord që mazhoranca të votojë.
Shpresojmë që ky votim në 2025 të arrihet që diaspora të marrë pjesë në zgjedhje, por janë disa pengesa. Pengesë në komisionin për Reformën Zgjedhore ishte Partia Demokratike, kjo e bën gati të pamundur edhe votën për 2025.
Celibashi megjithatë tha dje që është mundësia që të përfshihet diaspora nëse partitë politike bien dakord. Mosprezenca e PD ka bërë që të dështojë puna e komisionit”, tha Deliu.

Arena e Lajmit

Vota e diasporës/ Deputeti i PS: Fajin e ka PD! Mazhoranca ka vullnet për zbatimin e saj në 2025

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook