Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi, ka shkuar sot në SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për pamje ku shfaqet Gaçi duke dalë nga Prokuroria e Posaçme.
Teksa pyetet nga gazetarët se për çfarë ishte thirrur apo nëse kishte tjetërsuar pronat në jug, Gaçi nuk ka preferuar që të japë komente. Ai ka vijuar të ecë, duke buzëqeshur.