“Hera e parë që jam i lumtur”, Pochettino feston pas derbit, por e ardhmja mbetet e paqartë (VIDEO)

Suksesi në derbin e Londrës mban të gjallë sezonin e Chelsea-t, atë që ka mbetur, me blutë që shpresojnë ende se mund të kapin një vend në Evropë. Chelsea thyen pastër 2-0 Tottenham duke u ngjitur ne vendin e 8-të në kuotën e 51 pikëve, 3 pikë larg Man.United që ndodhen në vendin e 6-të.

Pas disa tentativave, Chelsea gjeti golin e avantazhit në minutën e 24-të. Në pjesën e dytë, në minutën e 72-të, Palmer ekzekutoi një goditje dënimi thuajse perfekte, me topin që u përplas në traversë, por u kthye më pas në një assist për Jackson që me kokë e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Palmer i shkoi shumë pranë edhe golit të tretë, por rezultati nuk ndryshoi, me Chelsea që feston për këtë tre pikësh të rëndësishëm në derbi.

Nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë fitore edhe trajneri Pochettino: “Mendoj se kjo është hera e parë gjatë këtij sezoni që jam kaq i lumtur. Më në fund, pas 10 muajsh skuadra ka filluar të kuptojë se si duhet të sillet. Ndaj Tottenham ishim me të vërtetë kompetitiv”, u shpreh Pochettino duke u ndalur më pas tek e ardhmja e tij:

“Është e vështirë të shohësh që javë pas jave jam nën provim, por nuk është në dorën time për të vendosur nëse do të jem këtu edhe sezonin e ardhshëm apo jo. Çdo trajneri i duhet kohë për të përcjell idetë e tij. Kur je trajner i Chelsea-t duhet të punosh shumë për të respektuar historinë e këtij klubi. Unë do të bëj më të mirën time deri në ditën e fundit, më pas do të shohim”, u shpreh Pochettino.

()

Arena e Lajmit

“Hera e parë që jam i lumtur”, Pochettino feston pas derbit, por e ardhmja mbetet e paqartë (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook