Prefekti i qarkut të korçës, z.Nertil Jole po merr pjesë në takimin që po zhvillohet në Izmir (Turqi), për Ditët Evropiane të Territoreve Shtetërore me përfaqësues homologë të 11 shteteve të Europës e ku Shqipëria përfaqësohet për herë të dytë pas konferencës së zhvilluar në Suedi një vit më parë, me tematikë kryesore, “Administrimi i Fatkeqësive Natyrore”.
Prefekti i Qarkut të Korçës ishte pjesë e panelit të moderuar nga ekspertja franceze Anne Azam-Pradeilles, bashkë me Znj. Cathy Berx, Guvernatoren e Rajonit Antëerp në Belgjikë dhe z. Tom Karlzsen, Guvernatorin e Rajonit Nordland në Norvegji dhe prezantoi modelin e organizimit institucional të administrimit të emergjencave civile në Shqipëri, duke sjellë edhe shembullin e reagimit të strukturave tona dhe procesit të rindërtimit të banesave të prekura nga tërmeti i 1 Qershorit 2019 në fshatin Floq në qarkun tonë dhe atë të 26 Nëntorit 2019 në qarkun e Durrësit.
Në fund, Jole arritjet e Shqipërisë në fushën e turizmit, duke i ftuar kolegët homologë europianë të vizitojnë vendin tonë, që siç u shpreh, gjithmonë e më shumë po përfaqësohet e vlerësohet me dinjitet në hapësirën ndërkombëtare.
(Arena e Lajmit)