Duke folur për tregun e pasurive të paluajtshme, Isa Krasniqi mha “Eagle 24 Real Estate”, tha se sheikët arabë blejnë vila në Shqipëri edhe pse nuk i përdorin.
“Sheikët arabë nuk blejnë tani. Ka ndodhur që pas rënies së diktaturës duke blerë prona me vlerë që te ish-Sheratoni, ish-hotel Butrinti në Sarandë, etj. Arabët kanë filluar të blejnë herët, por së fundmi është bërë edhe trend. Vijnë, blejnë dhe ikin! Kam një rast nga Emiratet. Ka blerë dy vila elitare dhe më e veçanta është se ai as nuk banon aty por rri në hotel. Kur e takoj i them pse nuk shkon te vila jote. Ai thotë se s’kam servis. Ruajnë edhe lekun.
Ata e konceptojnë të tillë Real Estate se sa e fusin në bankë. Në bankë maksimumi fiton 3-4 për qind, në Real Estate të shkon mbi 10% në vit kthimi i investimit. Pjesa elitare blejnë vila dhe pjesa e thjeshtë janë më shumë që blejnë ndërtesa private dhe toka. Ata që kanë vizituar vendet arabe, këtu thonë se për tokë është parajsë. Në vendin e tyre për mbi 6 muaj, e kanë 40 temperaturën dhe pjesën tjetër nuk mund të dalësh nga pluhuri. Kur vijnë në Shqipëri mahniten. Çmimi në Shqipëri për të huajt është shumë i lirë”, tha ai.