Në Emisionin ‘Me Zemër të Hapur’në News24, me autore dhe moderatore Evis Ahmetin është trajtuar sot dhimbja e një gjysheje që endet rrugëve për të siguruar jetën e nipit dhe mbesës, të cilët u braktisën në rrugë nga nëna e tyre. 64-vjeçarja rrëfen mes lotëve dhimbjen që i ka kapluar shpirtin dhe tregon se është trishtuar per ate çfarë ka ndodhur me jetën dhe fëmijët e saj.
Mes shume sëmundjesh dhe pamundësisë qe të rrite dhe të mbajë ekonomikisht peshën e familjes, ajo ka mbërritur sot në studio për herë të dyte, ku mes te tjerash dhimbja dhe problemet ne shtëpi jane shtuar edhe me shume.
Djali i saj ka probleme me shëndetin, nusja është martuar me dike tjetër dhe fëmijët e mitur i braktisi në rruge.