Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.
Në fjalën e tij nga “Rruga e shpresës”, Berisha ka uruar që Pashkët e tjera të na gjejnë të lirë, në dinjitet dhe shpresëplotë
“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit, lirisë dhe të vërtetave të mëdha të njeriut.
Para së gjithash më lejoni që të uroj sonte të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, gëzuar Pashkën, ditën e ngjalljes së Krishtit.
Ditën e pavdekësisë, ditën e frymëzimit të njeriut për besimin tek Zoti, tek hyu, tek e vërteta dhe e ardhmja.
Le të urojmë nga zemra që Pashkët e tjera të na gjejnë të lirë, në dinjitet dhe shpresëplotë”, u shpreh Berisha.