Vitor Roque ka luajtur vetëm 11 ndeshje këtë sezon me Barcelonën, ku ka realizuar 2 gola.
Agjenti i talentit, Andre Cury ka zbuluar se raportet me trajnerin Xavi nuk janë më të mirat e mundshme dhe nuk përjashtohet mundësia e një “divorci”.
“Nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë dhe nuk e përjashtoj që ai të largohet një herë e mirë nga Barcelona. Nuk ka për të ikur me formulën e huazimit, këtë e garantoj unë. Nëse Vitor largohet këtë verë, atëherë do të jetë një largim përfundimtar. Askush nuk e kupton pse Xavi nuk e aktivizon në ndeshje, ai as nuk i flet me gojë Vitorit. Besoj se kjo nuk është sjellja e duhur. Ne e zgjodhëm Barcelonën sepse Vitor e dashuron këtë klub, refuzuam klube të cilat na dhuruan dyfishin e rrogës që ai përfiton te Barça.
Por, kështu me Xavin që nuk i jep asnjë shans lojtarit nuk mund të vazhdohet. Pa minuta dhe pa folur, është e papranueshme”, u shpreh Cury.
(J.S/)