Tjetër çmenduri e Marcelo Bielsës, trajneri fton lojtarin amator te Uruguaji

Jo më kot e quajnë “i çmenduri”. Trajneri i kombëtares së Uruguait, Marcelo Bielsa është gati të ftojë në përfaqësuese një futbollist amator për ndeshjen e radhës miqësore, të planifikuar për në 31 maj kundër Kosta Rikës.

Bëhet fjalë për sulmuesin 24-vjeçar e Juventud Sorianos, Walter Dominguez. Lajmi u bë i ditur nga nga TNT Sports Argentina dhe vetë Dominguez e konfirmoi këtë në një intervistë të dhënë. “Më ftuan dhe jam shumë i lumtur, ishte një surprizë” – tha lojtari.

Dominguez ka shënuar 57 gola në 39 ndeshje gjatë këtij sezoni, shifra vërtet të kënaqshme, për një ekip kombëtar që është ende në kërkim të pasuesve të sulmuesve si Cavani dhe Suarez.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Tjetër çmenduri e Marcelo Bielsës, trajneri fton lojtarin amator te Uruguaji

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook