U gjet e mbytur, përcillet sot për në banesën e fundit 9-vjeçarja. Vijojnë kërkimet në Bunë

Vogëlushja 9-vjeçare, e cila u gjet e mbytur dje në ujërat e lumit Buna, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton në një lidhje live për News24 se disa grupe palombarësh të RENEA-s dhe një ekip nga ushtria, po vijojnë kontrollet në ujërat e Bunës për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë të mitur, 8 dhe 3 vjeç.

Ndërkohë, ceremonia mortore e vogëlushes do të kryhet në orën 14:30. Sakaq, Erdgys Azarri, i cili ndodhet pas hekurave, ka mohuar se dhunonte gruan dhe fëmijët e tij të mitur.
()

Arena e Lajmit

U gjet e mbytur, përcillet sot për në banesën e fundit 9-vjeçarja. Vijojnë kërkimet në Bunë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook