4 javë përpara fundit të La Liga-s, Barcelona sheh që rivalët e përjetshëm, Real Madrid, festojnë titullin në Spanjë, kjo pas humbjes së tyre përballë Girona-s. Ekipi i Xavi-t rrezikon tashmë edhe vendin e dytë, teksa zbritën në vendin e tretë, një pikë larg Girona-s. Xavi-t nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të urojë rivalët e tyre:
“I bëj komplimentet e mia Girona-s për këtë sezon historik dhe për futbollin e tyre cilësor”, theksoi Xavi duke i bërë në fund edhe urimet e rastit për Real Madrid: “Janë më të drejtë kampion. Ne tani duhet të mendojmë për të dhënë maksimumin në këto katër ndeshje të fundit”, u shpreh Xavi.
Në Barcelonë, tani është koha për të menduar për të ardhmen, për sezonin e ri. Dilema kryesore u zgjidh pak ditë më parë me Xavi-n që u konfirmua në krye të skuadrës, ndërsa tani mbetet për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Një pikëpyetja e madhe është e ardhmja e Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak po joshet gjithnjë e më shumë nga sheikët saudit, por dëshira e tij është të qëndrojë të Barcelona të paktën edhe për një tjetër vit. Nuk janë kundër largimit të tij drejtuesit e klubit, madje janë të hapur për të negociuar me çdo skuadër.
Sipas The Sun, nëse Lewandowski do të largohet nga Barcelona, atëherë Darwin Nunez, sulmuesi i Liverpool, do të ishte një opsion për të marrin vendin e tij.
()