ZYRTARE/ Mbi 200 ndeshje në pankinë, klubi i Premier League ndan rrugët me trajnerin në fund të sezonit

David Moyes do të largohet nga West Ham në fund të sezonit. Lajmi është dhënë nga klubi i Premier League, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Moyes firmosi në Londër në dhjetor 2019, tekniku skocez ka drejtuar Hammers për 228 ndeshje deri më tani, duke fituar Conference League në sezonin e kaluar.

“West Ham United mund të konfirmojë se David Moyes do të largohet nga klubi me pëlqim të ndërsjellë në fund të sezonit 2023/24, kur i skadon kontrata” – Shkruan klubi. Te ky klub, pritet të ulet në pankinë Lopetegui.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

ZYRTARE/ Mbi 200 ndeshje në pankinë, klubi i Premier League ndan rrugët me trajnerin në fund të sezonit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook