Akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e mitur, ‘arrest me burg’ për Erdgys Arrazin

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e arrestit me burg për Ergys Arrazin.

Ai akuzohet për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Arena e Lajmit se Erdgys Arrazi dyshohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij dhe të fëmijëve të çiftit.

Bashkëshortja e tij, Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit së bashku me tre fëmijët e saj në lumin Buna.

Trupi i nënës dhe tre fëmijëve është gjendur pas disa ditë kërkimesh nga polumbarët.

Seanca ka zgjatur një orë. Avokati mbrojtës ka paraqitur një shkresë zyrtare ku sipas tyre vërtetohet se Alma Arrazi kishte probleme të shëndetit mendor.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e mitur, ‘arrest me burg’ për Erdgys Arrazin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook