Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Vasili: Vijim i skenarit për bllokimin e punës!

Ka dështuar edhe sot mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë.

Kryetarja Albana Vokshi e mbylli mbledhjen si pasojë e mungesës së mazhorancës.

Petrit Vasili u shpreh se ky është një skenar për bllokimin e punës së komisionit.

Vasili: Ajo që Rama tha për dy orë e gjysmë ishte bllokoni transparencën.
Mbledhja e gjashtë e dështuar është vijim i skenarit. Të bllokojmë me të gjitha mënyrat meskine punën e komisionit. Sekretariati mblidhet për 20 minuta për të dënuar deputetët e opozitës ndërsa për elementë korruptivë bëjnë sikur nuk ekzistojnë. Është e rëndë që kërkesën me shkrim të Vokshit për takim me Nikollën për të zhbllokuar situatën e bllokuar nga kolegët e saj, Nikolla akoma nuk i është përgjigjur.

Arena e Lajmit

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Vasili: Vijim i skenarit për bllokimin e punës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook