Napoli nuk di më të fitojë, ngec sërish, këtë herë një barazim 1-1 përballë Udineses duke i thënë lamtumirë zonës Champions, por as Conference League nuk është me e sigurt me këto ritme. Kjo ishte një ndeshje pa shumë emocione, pa shumë raste për shënim. Pas një pjesë të parë të vakët, Osimhen zhbllokoi sfidën në minutën e 51-të pasi një assiste të bukur nga Politano. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 92-të, ekipi i Cannavaros i befasoi duke barazuar shifrat në 1-1, një pikë që mban të ndezur objektivin e tyre për të siguruar mbijetesën.
Në mënyrë të papritur, për stolin e Napolit në skenë ka dalë së fundmi pikërisht Gasperini, trajneri i Atalantas. Sipas mediave italiane, nëse Atalanta i bën një mbyllje me trofe këtij sezoni, atëherë Gasperini mund të largohet për të marrë pikërisht stolin e Napolit.
()