Pankarta të grisura, mollë, vezë dhe bidona me ujë ishin ato që mbetën pas protestës së Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës.
Menjëherë pas përfundimit të protestës, punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës nisën punën për pastrimin e sheshit Europa, duke hequr papastërtitë e hedhura në tokë nga ana e protestuesve dhe anëtarëve të Rithemelimit.
Sot u mbajt protesta e gjashtë me radhë përpara Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Veliajt, për shkak të aferës korruptive 5D.
(Arena e Lajmit)