Duket se me debate është shoqëruar biseda mes opinionistëve dhe Heidit mbrëmjen e sotme, teksa një pyetja ka vënë në siklet Romeon.
Ori Nebijaj ka qenë ajo e cila pyeti Heidin se sa po lufton dhe çfarë ka bërë banorja për të kapur finalen më shumë se gjithë banorët e tjerë.
Heidi i është përgjigjur se ajo nuk e ndryshon dot tipin e saj, teksa në fund puliku është ai që vendos.
Nga ana tjetër, biseda është ndërprerë nga Arbër Hajdari, i cili ka pyetur Romeon se cilin do të dërgonte në finale Meritonin apo Heidin, nëse do të kishte vetëm një vend të lirë.
Pjesë nga diskutimi:
Ori Nebijaj: Pyetja ime ishte shumë e qartë, a po lufton për finalen?
Heidi: Jo nuk e dua.
Ori Nebijaj: Po ti the po, pse po ndryshon mendje?
Heidi: Unë kjo jam , nuk më intereson, e zgjedh publiku. Ky është tipi im, nuk sillem dot ndryshe. Unë kam folur shumë me Françeskën me Meritonin. Unë iu flas me logjikë dhe ata më kalojnë nga një temë në tjetrën
Ori Nebijaj: E kuptuam çfarë do të kemi në finale Heidi, faleminderit që na i bërë më të thjeshtë edhe ne në studio.
Nga kjo që pash sot mund të them që absolutisht Meritoni po lufton me të drejtën më të madhe dhe bravo i qoftë nëse e kap finlen.
Arbër Hajdari: Romeo, nëse do të kishe një vend për në finale, kush e meriton Heidi apo Meritoni?
Romeo: S’po më vënë këta në këtë zgjedhje do më vësh ti?! Nuk ta them kurrë. Unë ndaj jam në siklet sepse gjendem në mes. Ju po më thoni zgjidh mes shokut dhe të dashurës.