Pas shkrimit të medias greke, Prokuroria nis verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka. KLGJ i vë në dispozicion…

Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje, pasi mediat greke kanë shkruar se gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar në vendin fqinj për falsifikim dokumentesh.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Arena e Lajmit se Prokuroria i ka nisur KLGJ-së kërkesë për verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Kërkesa është dërguar që më 19 prill 2024.

Në përgjigje, KLGJ i ka vënë në dispozicion të gjitha dokumentacionin e zonjës, përfshirë dhe formularin e vetëdeklarimit.

Irena Gjoka, e cila është aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vendosur sërish në qendër të mediave greke, teksa akuzohet për falsifikim dokumentesh.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Pas shkrimit të medias greke, Prokuroria nis verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka. KLGJ i vë në dispozicion…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook