“Rama po thotë vetëm unë jam i pafajshëm”/ Çupi: Kush e beson këtë? Besojmë te SPAK, ministra dhe ish-ministra janë në hetim

Deputetja e PD, Dhurata Çupi tha në studion e News24 me moderatoren Ina Qirjo se kryeministri Edi Rama u shfajësua sot gjatë fjalimit prej rreth 120 minuta në mbledhjen e deputetëve dhe ministrave. Çupi tha se kreu i qeverisë ka përgjegjësi për çdo zyrtar që përfundon pas hekurave, ndërsa vlerësoi punën e SPAK në hetimin e zyrtarëve të lartë.

Edi Rama del dhe thotë se vetëm unë jam i pafajshëm. Por kush e beson këtë? Procedurat e tenderave ndiqen nga kryeministri dhe përgjegjësia është edhe tij”, theksoi ajo.

Megjithatë, deputetja e opozitës tha se SPAK po heton dhe lufton korrupsionin qeveritar.

“SPAK po lufton. Po heton. Sot është depozituar nga zoti Këlliçi në SPAK një denoncim konkret. Nuk i besoj unë SPAK-ut? Ne shohim që administrata po hetohet, zv/kryeministri po hetohet. Deputetë e ish-ministra janë në burg e proces hetimi. Del kryeministri dhe flet 2 orë e ju thotë shqiptarëve jam i pafajshëm”, theksoi Çupi.

Pjesë nga intervista

Ina Qirjo: Nga gjuha e trupit, Rama dukej më i ashpër…

Dhurata Çupi: Shqiptarët janë më të varfër sot, rinia është në emigrim, shqiptarët janë të papunë dhe ua mbushi mendjen kryeministri? Kush e beson? Askush. Po denoncimet që ka bërë opozita? Sot kishim një projektligj, bashkia e Tiranës kërkon miliona euro kredi. Bashkia e Tiranës është në hetim. Ccfarë ka ndodhur në bashkinë e Tiranës? Taksat janë kthyer në buxhet por sot njerëzit nuk kanë rrugë, nuk kanë ujë, nuk kanë transport publik. Sot kërkonin kredi për linjat e transportit. Transporti publkik është në ditët më të zeza, njerëzit shtyjnë njëri-tjetrin, u premtuan bileta elektronike, nuk do kishte rritje të ccmimit. Miliona euro duhet të ishin khtyer në mirëqeverisje. Prej 12 vitesh vazhdon i njëjti shërbim. Nuk ka asnjë justifikim më. Kryeministri nuk vjen në Parlament, nuk përgjigjet për interpelancat, ministrat nuk pranojnë interpelancat, as nuk pranojnë të vijnë. U ndryshua rregullorja e Kuvendit pa pyetur opozitën.

Arena e Lajmit

“Rama po thotë vetëm unë jam i pafajshëm”/ Çupi: Kush e beson këtë? Besojmë te SPAK, ministra dhe ish-ministra janë në hetim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook