Synohet prekja e drejtësisë me komision të posaçëm? Kikia komenton propozimin e PS: Nëse opozita e refuzon, atëherë Rama do ta përdorë për…

Duke komentuar një draft të socialistëve për reforma në kuadër të integrimit, opinionisti Mentor Kikia i ftuar në “Open” në News 24, tha se propozimi synon midis të tjerësh të prekë edhe drejtësinë.

“Flitet për një draft rezolutë mbi të cilën do të ngrihet ky komision i posaçëm që do të marrë në shqyrtim reformizmin në disa sektorë me qëllim përshpejtimin e integrimit në vitin 2030, në mënyrë që atje të valëvitet edhe flamuri jonë që renditet i pari për shkak të alfabetit. Parë në këtë këndvështrim, duket një gjë pozitive që klasa politike të bashkëpunojë për arritjen e disa objektivave për integrimin në BE. Dokumenti përbëhet nga 8 pika, ku disa prej pikave janë pa ndonjë subjekt. Pika nevralgjike është rreziku që ky komision të prekë reformën në drejtësi nisur nga interesi që mund të kenë të dyja palave. Kjo është mbuluar me termin e kontrollin nga legjislativi për institucionet e pavarura.

Kjo u përmend edhe për krijimin e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore. Ky komision do ketë dhe nuk është çudi që të kenë pasur parasysh këtë. Nëse kjo me qitje të largët ka këtë gjënë dhe mund të përputhen interesat. Nuk ka reaguar për këtë ofertë as Berisha dhe as Meta. Nëse opozita e refuzon kategorikisht këtë draft, unë e shikoj si projekt elektoral të Ramës. Kur opozita të refuzojë, të përdoret si instrument kundër opozitës. Socialistët do të jenë të varfër në këtë fushatë”, tha Kikia.

Arena e Lajmit

Synohet prekja e drejtësisë me komision të posaçëm? Kikia komenton propozimin e PS: Nëse opozita e refuzon, atëherë Rama do ta përdorë për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook