Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm mbylli shqyrtimin gjyqësor ndaj Arbër Paplekaj.
Gjykata i jep kohë për konluzionet përfundimtare palëve, avokatëve dhe prokurorit, duke caktuar datën 24 maj ora 10:30.
Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.
Ekspertët kanë interpretuar mekanizmin e ngjarjes përmes kamerave të sigurisë. Konkluzionet e ekspertizës përmes kamerave të sigurisë: viktima Pjerin Xhuvani erdhi në vendngjarje i shoqëruar nga disa persona. Konkluzionet e kamerave të sigurisë: 2 grupimet u shtynë me njëri-tjetrin, në vendngjarje edhe policia.
Ekspertët sipas pamjeve të kamerave të sigurisë: konflikti i armatosur fillon nga pozicioni ku është viktima. Reagimi i të pandehurit që tërhiqet besojmë se ka identifikuar qitësa.
Arber Paplekaj pyet në sallën e gjyqit ekspertët: A mund të ketë qenë ngjitur një qitës me viktimën deri sa faktorët plotësues dalin nga tyta dhe anësore nga dritarja e pistoletës? Ekspertët përgjigjen: Po ngjitur, 1 cm afër ose maksimalisht deri në 1 metër afër.
Paplekaj pyet sërish ekspertët: çfarë pozicioni ka patur viktima kur është qelluar, statik apo lëvizje ? Eskpertët përgjigjen: Në lëvizje në drejtim për para.
(Arena e Lajmit)