Akuzohet për vrasjen e çiftit në Dropull, gjykata lë në burg Thoma Mastoran

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Thoma Mastoran, akuzuar për vrasjen e një çifti në Dropull.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për Arena e Lajmit se Mastora akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.

Kryesuesja e seances Mariola Beluli fillimisht i ka dhënë fjalën Blerina Musabelliut, prokurores së çështjes, e cila ka sqaruar të gjithe ngjarjen e të premtes së kaluar dhe duke ofruar provat materiale e shkencore. Musabelli kërkoi burg pa afat për Mastoran. Ndërsa avokati i vendosur nga shteti Jorgo Kasapi, në seancë ka kundërshtuar akuzën, duke thënë se Mastora është i pafajshëm, pasi nuk ka qenë ai autori i krimit.

Njoftim për shtyp:

Gjykata e Shkalles se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster sot ne date 08.05.2023, ora

15.00 versoi kerkesën e Prokurorise Girokastër me objekt vleftesim arresti dhe caktim mase sigurimi personal per personin nën hetim: Th. M.

Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster vendosi:

  1. Vieftésimin e ligjshem te dalimit te personit nen hetim Th. M., i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Vrasje në rethana të cilsuara” dhe ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armève shpërthyese dhe municioneve” parashikuar nga neni 79dh dhe 278/3 Kodit Penal.
  2. Caktimin ndaj personit nën hetim Thoma Mastora, te mases së sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 te Kodit te Procedures Penale.
  3. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykates se Shkallës së Partë te Juridiksionit te Pergjithshem

Gjirokaster ne bashkepunim me policine gigisore per ekzekutimin e kêtij vendimi.

  1. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te

Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se ketij Vendimi.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Akuzohet për vrasjen e çiftit në Dropull, gjykata lë në burg Thoma Mastoran

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook