Debati në Komisionin Hetimor për TIMS/ Naço: S’pranoj ekspertë që merren me politikë. Baçi: I kemi zgjedhur bashkë, prandaj…

Në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS u zhvillua një debat mes anëtarëve të Komisionit. Anëtari i Komisionit, Nasin Naço tha se nuk mund të pranohen dot ekspertë që merren me politikë. Ndërsa, Baçi vlerësoi se ekspertët janë politikë, pasi ata janë zgjedhur nga partitë.

Nasip Naço: Nuk e kuptoj sesi mund të jenë ekspertë të pavarur, kur në dy faqe janë marrë vetëm me PS. Unë nuk i konsideroj si ekspertë. Këta janë ekspertë që po merren me politikë. Hiqni dy faqet e para.

Ervin Salianji: Ju po lexoni planin paraprak të hetimit dhe ju mund ta rrëzoni me votë. Të vendosim paragrafin që kryeministri është lider global, kështu ta vendosim, çfarë është kjo punë tani?

Luan Baçi: Z.Naço ky është ligji që keni miratuar, ku ekspertët i zgjedh dy mazhoranca dhe dy opozita. Nëse vini re, ata që janë në palën tuaj marrin orientimet nga ju, edhe ata janë ekspertë tuaj. Ne nuk mund t’ju themi qytetarëve se janë ekspertë të pavarur, dy janë të mazhorancës dhe dy të opozitës. Ekspertët janë zgjedhur nga forcat politike të dy palëve.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Debati në Komisionin Hetimor për TIMS/ Naço: S’pranoj ekspertë që merren me politikë. Baçi: I kemi zgjedhur bashkë, prandaj…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook