Gjatë një paneli “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, zhvilluar në Gjermani, kryeministri Edi Rama bëri edhe një deklaratë jo fort të zakontë në drejtim të stafit të ambasadës gjermane në Tiranë. Sipas Ramës, ata lëvizin pa rrip sigurimi.
“Shqiptarët nuk ishin rehat të mbanin rripat e sigurimit, por shqiptarët që vinin në Gjermani dhe jetonin në Gjermani nuk e çonin as nëpër mend që t’i jepnin mjetit pa rrip sigurimi. Kam parë pjesëtarë të ambasadës gjermane që i japin makinës pa rrip sigurimi në Tiranë, çka nënkupton se nuk ka të bëjë me njerëzit, por me sistemin, me institucionet, ka të bëjë me mjedisin ligjor”, tha ai.