Policia në Fier ka proceduar penalisht një 41-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheq Marinas.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Sheq Marinas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
(Arena e Lajmit)