Emigrimi i të rinjve, Rama: Luftë për mish të freskët. Shqiptarët shihen nga Perëndimi si të preferuar sepse janë të…

Nga Gjermania ku mori pjesë në një forum, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te çështja e emigrimit të shqiptarëve dhe kryesisht të të rinjve.

“Faleminderit që më bëtë pyetjen më me kleçkë. Është me kleçkë sepse unë nuk di si të jem diplomatik, unë flas atë që mendoj dhe më duhet të them atë që mendoj. Problemi që unë shoh është se Europa e vjetër, me këtë dua të them Gjermania dhe të gjithë këto vendet e mira dhe të mëdha, po vuajnë nga demografia që është një dënim për të gjithë ata. Gjithmonë e më pak fëmijë, një kërkesë gjithmonë e më në rritje për krah pune, një bela e madhe sesi duhet të merren me migracionin. Kështu që, është shndërruar në luftë për mish të freskët, si të marrin të rinj, pra si të marrin të rinj nga ne që të vijnë këtu, sa më shumë të jetë e mundur.  Nuk është më koha kur shqiptarët apo të tjerë nga Ballkani Perëndimor shiheshin si problem.

Për ta thënë të gjithën si është: ata janë më të preferuarit sepse janë të bardhë, sepse edhe kur janë myslimanë nuk e kanë shumë të vështirë të përshtaten dhe edhe më tepër se kaq qofshin myslimanë a të krishterë nga Ballkani Perëndimor janë mbi të gjitha europianë dhe duan të jenë europianë dhe duan të jenë pjesë e saj. Kështu që vijnë aty. Atëherë, si mundet që vende si Shqipëria apo të Ballkanit Perëndimor të mund ta përballen me këtë, si mund ta ndalim këtë gjë, si mund ta ndalojmë, si mund ta ndryshojmë ritmin. Sigurisht përgjigjja më e lehtë është:  “E po luftoni korrupsionin! Duhet të rrisni paga! Duhet të bëni këtë e atë!”

Më fal po si mund ta bëjmë të gjithë këtë dhe t’u themi: Ja ku keni pagat. Je infermiere? Ja, ku e ke rrogën, më mirë se në Gjermani. Je mjek? Ja, ku e ke rrogën, më mirë sesa në Gjermani.

A je një informaticien? Ja, ku e ke pagën, më mirë sesa të shkosh të punosh për kompanitë e mëdha në Gjermani apo diku tjetër. Është e pamundur, është thjeshtë e pamundur. Kush mendon ndryshe, nuk mendon si duhet. Ky është një problem i madh dhe ne po përpiqemi të përballemi me të, kemi bërë shumë përparim, kemi shkuar nga një pagë mesatare në sektorin publik rreth 450 euro, në 900 euro në qershor. Pagat në sektorin privat po rriten shumë shpejt, për shkak edhe të turizmit dhe të kërkesës për krah pune, por është sërish një problem mjaft i madh dhe është një problem që Gjermania apo edhe perëndimi nuk do ta zgjidhin duke marrë shqiptarët. Është shumë më e madhe sesa kaq. Në qoftë se Gjermania do të dojë të vazhdojë të jetë Gjermani në 2030 do t’i duhen edhe shtatë milionë krah i ri pune nga demografia e vet 7 milion ose do t’i gjej ose nuk do të jetë Gjermani në nivelin e ekonomisë së saj e të jetesës së saj. Si zgjidhet kjo? Si lidhet kjo me të gjitha muret e gjithçka tjetër? Nuk e di.

Arena e Lajmit

Emigrimi i të rinjve, Rama: Luftë për mish të freskët. Shqiptarët shihen nga Perëndimi si të preferuar sepse janë të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook