(EMRAT) Kapen me 65 kg marijuanë dhe 22 kg hashash çokollatë, arrestohen 2 shqiptarë në Athinë

Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, të cilët janë kapur me një sasi të madhe droge. Rreth orës 17.30 të ditës së djeshme, policia greke ka ndaluar në zonën e “Zografo” në Athinë, 38 vjecarin Majkëll Muça, nga Tepelena.

Atij i janë gjetur 150 pako që përmbanin 15 kg 230 gram hashash çokollatë. Hetimet e policisë zbuluan se ai i shiste ato për llogari të 25 vjecarit nga Patosi, Jonus Deliu. Menjëherë është ushtruar kontroll në një banesë në rrugën “Alekou Panagouli” nr.17 në “Zografo” ku banonin dy shqiptarët.

Brenda banesës janë gjetur dhe sekuestruar 70 pako me 7 kg 30 gram hashash çokollatë, 63 pako me 65 kg 387 gram marijuanë, 4 celularë dhe 200 euro. Është sekuestruar nga policia edhe 1 peshore elektronike. Në pranga është arritur të vendoset edhe 25 vjecari Deliu.

Policia Greke2
Policia Greke2
Policia Greke3
Policia Greke3

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

(EMRAT) Kapen me 65 kg marijuanë dhe 22 kg hashash çokollatë, arrestohen 2 shqiptarë në Athinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook