Sot dy ceremoni mortore të ndara, nëna varroset në Durrës, dy fëmijët në Shkodër. Erdgys Arrazi merr leje nga burgu për varrimin e vogëlushëve, por Prokuroria…

Nëna 39-vjeçare dhe dy fëmijët e saj 8 dhe 3 vjeç do të përcillen sot për në banesën e fundit. Por tragjedia merr përmasa edhe më të mëdha, pasi nëna nuk do të prehet pranë fëmijëve të saj, por në qytetin e Durrësit, pranë varrit të nënës së saj.

Kanë qenë familjarët e saj ata që kanë këmbëngulur që të merrnin trupin e pajetë të Alma Arrazit dhe mos të lejonin që ajo të prehej pranë 3 vogëlushëve, me të cilët u vetëmbyt në ujërat e lumit Bunë. Mësohet se varrimi i saj do të bëhet në orën 12:00. Sakaq, mëson se Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Erdgys Arrazit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy fëmijëve të tij, Gresi dhe Ardit Arrazi, por që një gjë e tillë varet nga vendimi që do të marrë Prokuroria e Shkodrës.

Erdgys Arrazi ndodhet pas hekurave për veprën penale të shtyrjes drejt vetëvrasjes së gruas dhe 3 fëmijëve të tyre.

Kujtojmë se vajza e madhe e familjes Arrazi u varros dy ditë më parë në Shkodër, pasi ishte e para që iu gjet trupi në Bunë.

()

Arena e Lajmit

Sot dy ceremoni mortore të ndara, nëna varroset në Durrës, dy fëmijët në Shkodër. Erdgys Arrazi merr leje nga burgu për varrimin e vogëlushëve, por Prokuroria…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook