Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka replikuar me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa i kujtoi këtij të fundit se kishte bërë dy gabime në fjalimin e tij.
Ajo tha se ai do të duhet të japë llogari dhe për deputetët që kërkojnë përgjigje nga ai. Mes të tjerash ajo i kujtoi një shprehje të vjetër dibrane.
“Nuk është se qava hallin e njeriu këtu, por të ministrit. Ai është njeri autoritar dhe duhet të ketë respektim tim. Bëri një dy gabime që janë dhe kushtuese. Na përjashtoi nga populli. Duhet të japë llogari dhe për ata që kanë kërkuar që të japë dhe llogari. Ministri e ka për detyrë. Sa për leshtë e kokës, ju zoti ministër jeni dibran, mos keni ndonjë kompleks. Keni një shprehje; “Po s’ta hangri sajni…”. Ndoshta këtu e keni problemin.”, tha Açka.
()