Ashtu siç ishte paralajmëruar, deputeti Enkelejd Alibeaj në interpelancën e kërkuar me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja parashtroi disa pyetje të cilave sipas tij duhet t’i jepen përgjigje.
Gjatë fjalës së tij, Alibeaj pyeti se pse u firmos për lirimin dhe përfitimit nga Amnistia Penale për 16 zyrtarë të dënuar për korrupsion. Mes të tjerash ai pyeti nëse ishin bërë konsultime me organet e drejtësisë. Ndërkohë, Manja tha se kanë përfituar nga Amnistia Penale 8 nënpunës dhe jo zyrtarë të lartë.
Alibeaj: Gëzuar ditën e Europës, të sundimit të ligjit dhe që mbron të drejtat dhe liritë e njeriut. Ku ka më mirë që të japësh këtë interpelancë, se cilat ishin arsyet se deputetët bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu, apo për të lënë në burg ata që protestojnë. S’do të jap asnjë statistikë e atyre që mund të jenë pjesë e kërkesave. Po i bazohem asaj se çfarë media në këto dy javë, menjëherë pas miratimit të amnistisë mori në rrugë zyrtare. Mes atyre që përfitojnë janë 16 zyrtarë të dënuar për korrupsion dhe gjyqtar. Ose kanë dalë nga burgu ose i është ulur dënimi. Përse? Përse-në do të doja ta merrja nga përfaqësuesi i qeverisë. A është kërkuar mendimi i ILD-së, SPAK-ut ? Amendamentet a u konsultuan me këto institucione të drejtësisë? A është vendosur nga ministria e Drejtësisë numri i përfituesve. Nuk dua që ta bëj këtë interpelancë një lojë të shëmtuar shifrash.
Manja: Kjo interpelancë nuk ka asgjë urgjente. Sado të përpiqem të shpjegon të vërtetën ku do të besoni të vërtetën tuaj. Të respektojmë publikun, sepse nuk ka asgjë urgjente. Zbatimi i tij bëhet në respekt të asaj që është shkruar aty. Ju thatë ne nuk dimë gjë por i jemi referuar mediave. Sot flasin institucionet sepse amnistia zbatohet nga institucionet. To kanë peshën e zbatimit të ligjit. Pr ligji dhe qëndrimi i mazhorancës është paraqitur në draftin e paraqitur në Kuvend. Amnistia është kompetencë e Kuvendit jo e Këshillit të Ministrave apo Ministrave të Drejtësisë. Ministri mban përgjegjësi politike vetëm për draftin që dorëzon, jo për ligjin që miratohet nga Kuvendi. Ata që kanë përfituar nga amnistia dhe janë dënuar nga GJKKO për korrupsion janë shtetas të zakonshëm ose nënpunës emrat e të cilëve do t‘i pasqyroj më poshtë. Asnjë prej tyre nuk është simbol korrupsioni.
RENDI I DITES
Po ashtu, gjatë seancës së sotme pritet të ratifikohen tre marrëveshje. Fillimisht marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës””.
Më pas do të votohet ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat””.
Në fund është dhe ratifikimi i Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare”.