Në interpelancën në Kuvend në lidhje me Amnistinë Penale, ministri Ulsi Manja dhe Enkelejd Alibeaj kanë shkëmbyer akuza me njëri-tjetrin.
Ata kanë deklaruar se secili prej tyre duhet të ishte tashmë në burg.
Pjesë nga diskutimi:
Manja: Urime Ulsi, je përmirësuar! Ka një problem nëse do ta kishim SPAK të krijuar në 2017 jam i bindur se kjo Amnisti nuk do të kishte kaluar në Kuvend sepse me standartet e SPAK simbole të korrupsionit dhe zyrtarë të lartë që më kërkojnë mua sot interpelancë do të ishin në burg. Ju liruat 40 banditë pyet Berishën.
Alibeaj: Paske liruar 8, 18, 26, 46. Ndryshe nga ç’betoheshe një muaj më parë. Së dyti e patë që nuk mbajti asgjë për vete. Th e votuat ju e mbani për vete. E kemi peshqesh nga bashkimi një muaj më parë.
Nëse do të bëhej në 2017 nuk do e votoje se do ishte te 313. E mban mend dosjen “184” e Dibrës?
Kam kërkuar nga SPAK dhe do t’i marr për të kuptuar të vërtetën për Amnistinë. Gënjeshtra e amnistisë u shkëput si maska nga fytyra e Ulsiut dhe atyre që e votuan, SPAK demaskoi qeveritarët sepse 100 të dënuar nga GJKKO përfituan.