Deputeti i PS-së Erion Braçe në fjalën e tij në parlament tha se korrupsioni deri në vitin 2013 ka qenë i përgjakshëm.
Braçe thekson se prokurorët deri më 2013 as që kishin guxim të hetonin rastet e korrupsionit. Ai tha se sot është ndryshe, sepse korrupsioni hetohet dhe dënohet.
Erion Braçe: Korrupsioni deri më 2013 ka qenë i përgjakshëm, ka marrë jetë njerëzish. Ishte vrit për të vjedhur dhe vjedh për të vrarë.
Korrupsioni ka qenë i pahetueshëm dhe i pagjykueshëm. Në parlament dikur është shkarkuar prokurori i përgjithshëm që po hetonte korrupsionin.
(Arena e Lajmit)