Mashtronte biznesmenët duke u shtirur si zyrtar i lartë, kalon për gjykim dosja e supermashtruesit Florjan Gjergji

Kalon për gjykim në mungesë dosja e radhës në ngarkim të supermashtruesit Florjan Gjergji.

Gazetarja Klodjana Lala raporton për Arena e Lajmit se ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe 2 procese të tjera për skemën e mashtrimit të biznesmenëve të ndryshem në emër të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Tiranës, ndërsa për të janë në fuqi disa masa arresti me burg.

Në disa raste mashtrimi të zbuluara nga policia, në pranga janë vënë disa bashkëpunëtor apo persona të përdorur nga Gjergji, i cili dyshohet edhe si organizatori i rastit të fundit, ku një biznesmeni nga Librazhdi i’u morën 100 mijë euro në emër të ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Mashtronte biznesmenët duke u shtirur si zyrtar i lartë, kalon për gjykim dosja e supermashtruesit Florjan Gjergji

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook