”“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme në stadiumin “Air Albania”.
-Gentian Selmani kthehet të luajë titullar pas më shumë se nëntë muajsh. Lojtari nuk ishte aktivizuar në as një ndeshje tjetër zyrtare. Futbollisti mungonte prej 3 gushtit 2023 kur theu këmbën.
-Numër i ulët ndjekësish për të ndjekur klasiken Tirana-Vllaznia.
-Shumë figura sportive të Tiranës dhe Vllaznisë ishin në stadium për të ndjekur klasiken e futbollit shqiptar. Mes të shumtëve edhe Elis Bakaj, i cili ka luajtur me të dyja ekipet.
-Në fillim të takimit, tifozët e Vllaznisë lëshojnë një pëllumb me shiritat kuqeblu.
-Në minutën e tetë Sala përplas Patrikun në tokë duke e goditur nga pas, shpëton nga ndëshkimi me të verdhë.
-Në minutën e dhjetë goditet Mici, por Brdariç nuk është dakord. Lata këshillon trajnerin e shkodranëve. Mici çahet në hundë dhe duhet ndërhyrja e mjekëve për të ndalur gjakderdhjen.
-“Ultras Vllaznit” nuk brohorasin në pjesën e parë në shenjë solidariteti për tragjedinë në Shkodër.
-Tifozët e Tiranës e kanë me Balajn. Kapiteni i Vllaznisë mundohet që të mos polemizojë dhe largohet nga fundorja.
-Në fund të ndeshjes, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri hyri në dhomat e zhveshjeve dhe foli me skuadrën dhe stafin teknik.
-Disa ish-ë ishin të pranishëm dje në fushë dhe tribuna. Latifi dhe Jonuzi në fushën e lojës dhe Tefik Osmani si drejtor i Vllaznisë.
-Në minutat e fundit të lojës, Erjon Hoxhallari kërkon të dalë në sulm, për të shënuar gol, por është Fagu që nuk e lë mbrojtësin e bardhebluve, i mbështetur edhe nga këshilla e Micit.
-Rreth 3000 tifozë ishin të pranishëm dje për sfidën mes Tiranës dhe Vllaznisë. Një grup jo i vogël tifozësh kishin ardhur nga Shkodra për këtë sfidë.
-Filip Najdovski ishte në tribunë për të ndjekur sfidën mes Tiranës dhe shkodranëve. Lojtari është i dëmtuar dhe ka humbur fundin e sezonit.
-Brdariç gjatë gjithë kohës ka qëndruar në këmbë, madje duke bërë disa herë gjeste, ndërsa Fagu i qetë ka vazhduar me punën e tij.