“PS nuk do hetim për sistemin TIMS”, Salianji: Komisioni Hetimor që drejtoj do ketë produkt. Rama mban fjalime sa herë është i shqetësuar

Deputeti i PD dhe njëkohësisht kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS Ervin Salianji, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 deklaroi se PS nuk e dëshiron një hetim për sistemin TIMS.

Salianji theksoi se Komisioni Hetimor për TIMS do ta ketë një produkt final. Në lidhje me fjalimin e Ramës përpara mbështetësve të PS-së, Salianji u shpreh se kryeministri mban fjalime sa herë që është i shqetësuar.

Ervin Salianji: Komisioni nuk ka ngërç. PS nuk do që të ketë Komision Hetimor. Ky Komision do të ketë një produkt. Deri më 5 qershor do të pyeten dëshmitarët. Arrestimi i drejtorit të IT në Policinë e Shtetit është produkt i Komisionit deri tani. Këtu të gjithë përgjigjen, vetëm Kryeministri jo.

Edi Rama e ka treguar se nuk mban marrëveshje. Rama me fjalimet e tij thotë se përveç meje, të gjithë janë të rrezikuar. Kryeministri mban fjalime të gjata sa herë që është i shqetësuar. Unë inkurajoj dhe mbështes SPAK. Ne kërkojmë që institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“PS nuk do hetim për sistemin TIMS”, Salianji: Komisioni Hetimor që drejtoj do ketë produkt. Rama mban fjalime sa herë është i shqetësuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook