Sergio Conceiçao është një nga emrat që Milani po vlerëson për pasardhësin e Stefano Piolit. Mëngjesin e sotëm, trajneri i Porto-s takoi presidentin e ri André Villas-Boas në selinë e Klubit, ku prezent ishin edhe disa drejtues.
Sipas asaj që raporton Record, e ardhmja e teknikut nuk është diskutuar në takimin që u zhvillua sot. Gazeta portugeze nuk duket dhe aq e bindur, por shkruan se ka të ngjarë që dialogu të jetë fokusuar në një temë tjetër. Sergio Conceiçao numëron mbi 300 ndeshje në pankinën e Portës.
(J.S/)