Ndërsa mazhoranca ka propozuar ngritjen e një komisioni për reformat kundër korrupsionit në kuadër të integrimit, analisti Arion Sulo i ftuar në “Open” në News 24, tha se negociatat po zhvillohen prej disa muajsh.
“Rama nuk është i rrezikuar por i shqetësuar nga SPAK-u. Rama i vizatoi territorin SPAK-ut, vetëm unë dhe djali im i vogël, por tha unë e kam krijuar SPAK-un dhe të gjithë i lëshoi. Rama nuk do që t’i bien dëshmorë një e nga një. Që prej 2020, po përpiqet ta kufizojë. SPAK-u është ishulli i vetëm që nuk e kontrollon 100%. Mjafton për inceneratorët, për ato vendime qeverie që janë marrë.
Këshilli i Ministrave ka përgjegjës, ka drejtori juridike dhe sekretar të Përgjithshëm. Po Rama pse nuk thirret? Pozita e Ramës është e prishtë nga skandalet që kanë dalë. Por, pozita e pushtetit të vet nuk është e rrezikuar. Këta vjedhin me avokatë, këta në nivele të larta. Rama është rrotulluar disa herë për ta kufizuar. Çfarë ndodh me amerikanët?
Opozita e Rithemelimit ka qenë në dijeni të ngjarjes, ndërsa Basha u shpreh kundër dhe pastaj e ndryshoi. Ndërhyrja e ambasadës amerikane uli tonet. Bashës iu bë vetëm një pyetje se pse ndryshoi qëndrim dhe ai refuzoi të përgjigjet. Amerikanët patën një rol që e çuan opozitën atje dhe çuan ujë te Rama.
Ka tre muaj që ka negociata. Rama ka kërkuar këtë kufizim. Ata kanë pasur problemin e SPAK-ut dhe kanë kundërshtuar në fillim. Rama ka këmbëngulur dhe këta kanë pranuan me pretendimin se do të jenë brenda në komision. Opozita thotë se do të çojë çdo akt në Venecia se ka frikë. E kanë çuar amerikanët Rithemelimin”, tha ai.