“Vetting” siguron shifrat/ Sa i kushtojnë buxhetit të shtetit të dënuarit

Emisioni investigativ Vetting në News24

Shqipëria, sipas të dhënave zyrtare, ka 5.447 të burgosur, që përbëjnë rreth 0.2 % të popullsisë. Sipas një raporti të hartuar nga prezenca e OSBE dhe Drejtoria e Burgjeve, një i burgosur i kushton shtetit shqiptar nga 369 euro deri në 1380 euro në muaj, sipas kategorive.

Një i paraburgosur ka kosto ditore 14.63 euro, një i burgosur që vuan dënimin i kushton shtetit 12.3 euro në ditë dhe një i dënuar por i sëmurë i kushton shtetit 46.23 euro në ditë. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, kostoja reale mujore për një të dënuar është 800 euro, ose afërisht 9 mijë euro në vit. Kjo është shifër e lartë edhe më shumë se sa në disa vende të tjera në Evropë.

Sipas raportit të Këshillit të Evropës për vitin 2022, Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në raport me popullsinë, me 176 për 100 mijë banorë. Shqipëria rendit ndër vendet e para të Evropës me numrin më të lartë të burgosurve dhe paraburgosur. Krahasuar me vitin 2021 vihet re një rritje e numrit të të burgosurve në Shqipëri për 100 mijë banorë me 8.2%.

Në një studim të mëparshëm të Kombeve të Bashkuara, rezultonte se “norma e lartë e të burgosurve ndikonte në ekonominë e një vendi prej kostove të mbajtjes së individëve në izolim, si dhe në kostot ekonomike të vetë individit pas daljes nga burgu, pasi ata kanë vështirësi për gjetje pune dhe mungesë socializmitë”.

Riedukimi në fjalorin shqip, në përkufizim, do të thotë “edukoj dikë përsëri për t’i ndryshuar pikëpamjet, qëndrimin ose sjelljen”

Por, realisht, sa e vështirë është të riedukosh? A mundemi ne t’i rikthejmë me dinjitet personat e burgosur dhe a i trajtojmë ne ata si qenie me dinjitet në kohën që ata kryejnë dënimin?

Kjo mbetet një sfidë tjetër…

Arena e Lajmit

“Vetting” siguron shifrat/ Sa i kushtojnë buxhetit të shtetit të dënuarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook