Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, prokuroria e Gjirokastrës: Prova të arsyeshme se Thoma Mastora është autori

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, të çiftit të moshuar në Dropull, të cilët dyshohet se u vranë nga bashkëfshatari i tyre, Thoma Mastora.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, mbi bazën e materialeve kallëzuese të ardhura nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër se në fshatin Bodrisht, Bashkia Dropull, janë gjetur në banesën e tyre të vdekur me shenja dhune, shtetasit K.I dhe K.I., ka regjistruar procedimin penal nr.240/2024 për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj dy ose më shumë personave, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

Nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, u formua grupi hetimor, ku pasi është shkuar në vendin e ngjarjes, janë kryer veprimet e para hetimore, si këqyrja e detajuar e vendit të ngjarjes, këqyrja e kufomave, pyetja në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të dobishme për hetimin e banorëve të fshatit dhe shtetasve të tjerë, ekzaminime dhe ekspertime shkencore.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Th.M. ka konsumuar elementet e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 79/dh dhe 278/3 i Kodit Penal.

Në këto kushte më datë 04.05.2024, nga prokurori i çështjes u urdhërua ndalimi i këtij shtetasi.
Më datë 06.05.2024, prokurori i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me “Kërkesë për vleftësimin e ndalimit dhe Caktimin e masës së sigurimit Arrest në burg” për shtetasin Th.M dhe në seancën gjyqësore të datës 08.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër vendosi vleftësimin të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasin Th.M.

Arena e Lajmit

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, prokuroria e Gjirokastrës: Prova të arsyeshme se Thoma Mastora është autori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook