Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, në një konferencë me gazetarët tha se mazhoranca ka mbajtur fjalën për një drejtësi të pavarur, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë koment sa i përket vendimeve të drejtësisë të asnjë lloji.
“Sa i përket drejtësisë, kushdo që është kërkuar të japë informacion para drejtësisë, nuk ka pasur kurrë pengesë nga PS dhe Rama. Ky është realizim i premtimit për një drejtësi të pavarur. Nuk kemi koment sa i përket raportit me drejtësinë. Tirana është qarku më i rëndësishëm në garën e ardhshme elektorale. Jemi duke u përgatitur për 2025. PS është e orientuar për fitoren e mandatit të katërt, ndaj po punojmë në të gjithë Shqipërinë. Përpjekja jonë është që në Tiranë të triumfojnë sërish siç triumfuam vetëm një vit më parë”, -tha ai
Ai shtoi se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PS do të fitonte 56 mandate.
“Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, apo të dielën, ne kemi një sondazh të vjetshëm, ku fituam 56 mandate. Një vit më parë, sot jemi një 1 vit nga fitorja e 14 majit, ku puna e PS dhe e Ramës dha një rezultat të jashtëzakonshëm. Do të jetë fitore më shumë se rezultati numerik. Nuk dyshoj se do të ketë më shumë se në zgjedhjet e fundit.”, tha ai.
()