Gazetari, njëkohësisht drejtuesi i portalit Timoni.al, Almer Toska, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi Ditën e Drejtësisë.
Toska u shpreh se mëkatarët e politikës janë bërë bashkë kundër amerikanëve. Ai tha se edhe Belinda Balluku duhet të ishte sot në burg.
“Sot është dita e drejtësisë. Edi Rama është ndër kryeministrat më të korruptuar në Europë. Belinda Balluku dhe drejtorët e saj kanë abuzuar me paratë publike. Rama është bërë mburojë për Ballukun dhe drejtorët e saj.
Belinda Balluku duhet të ishte përpara drejtësisë. Balluku është frikësuar shumë përpara drejtësisë, ajo financon shumë media. Morali i opozitës shqiptare sot nuk është i pastër. Mëkatarët janë bashkë kundër amerikanëve”, deklaroi gazetari Toska.
(Arena e Lajmit)