Arrestohet 48-vjeçari në Elbasan, përplasi me makinë këmbësoren

Policia në Elbasan ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi dyshohet se ka përplasur me makinë një këmbësore.

Këmbësorja u përplas në unazën e qytetit dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. K. 48  vjeç, banues në Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit Elbasan, me automjetin tip “Seat” që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasin A. H., 37 vjeçe, i cila është në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Arrestohet 48-vjeçari në Elbasan, përplasi me makinë këmbësoren

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook