Denoncimi i Rithemelimit: Bashkëshorti dhe vjehrri i ministres Ibrahimaj me hotele në jug dhe biznese. Koha për sqarim në SPAK

Rithemelimi ka lëshuar akuza në drejtim të ministres Delina Ibrahimaj. Në një dalje për mediat zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli theksoi se “Edi Rama mesa duket është i vendosur që përpara se të largohet nga detyra e kryeministrit të sigurohet që të gjithë familjarët e ministrave të tij të pajisen me pasuri e biznese, bare e restorante por mbi të gjitha hotele në territore të lakmuara në bregdet.”.

Ajo tha se bashkëshorti i dhe vjehrri i ministres Ibrahimaj kanë hotele dhe biznese në jug.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES ANTIKORRUPSION NË PD, GENTA VANGJELI:

Edi Rama mesa duket është i vendosur që përpara se të largohet nga detyra e KM të sigurohet që të gjithë familjarët e ministrave të tij të pajisen me pasuri e biznese, bare e restorante por mbi të gjitha hotele në territore të lakmuara në bregdet.

Ministrat e Ramës nuk bëjnë kujdes as t’i fshehin aktivitetet private të familjarëve të tyre për të shmangur konfliktin e interesit.

I vetmi kujdes që tregojnë është për të fshehur plagosjet që bëjnë, siç është rasti i bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, që u ‘arkivua’ nga policia pas presionit politik. Ibrahimaj duhet të ishte dorëhequr tashmë nga detyra publike për shkak fshehjes së veprës penale të kryer nga bashkëshorti i saj.

Bashkëshorti ka disa aktivitete tregtare.

Referuar vetëdeklarimeve pranë ILDKPI, bashkëshorti i saj Andri Përparim Ibrahimaj rezulton:

 

1. Drejtues në hotelin super luksoz me pronar babain e tij, ‘Atlantid Hospitality’ në Qeparo, në bregun e detit.

 

2. Pronar i subjektit tregtar ‘Baçja’ shpk me objekt ushtrim aktiviteti bar- restorant etj.

 

3. Pronar i subjektit tregtar ‘Red Field Farm’ shpk, me objekt Mbjellje, kultivim dhe tregtim fruta – perime te llojeve te ndryshme etj, me adresë në Kurbin.

 

4. Pronar i subjektit tjetër tregtar ‘Te Baçja’ shpk me nr tjetër identifikimi por me objekt e adresë të njëjtë të ushrimit të aktivitetit me sa më lart.

 

Meqenëse ligjin për konfliktin e interesit vlerëson se kur aksionet e pronësisë të regjistruara në emër të personit të lidhur me zyrtarin, në këtë rast në emër të vjehrrit dhe bashkëshortit të ministres, vlerësohen njësoj sikur të ishin të regjistruara në emrin e vetë zyrtares Ibrahimaj.

Është koha që Delina Ibrahimaj, së bashku me familjarët të sqarojë opinionin publik dhe SPAK, lidhur me:

FOTO 8

1. Burimin e të ardhurave dhe procedurat e kalimit të pronësisë së pasurisë nr.129/113-ND, volumi 12, faqe 187, zk.3095 në Qeparo,Vlorë, dhe procedurat ligjore që u ndoqën për ndërtimin e hotelit.

2. Arsyen e shkeljes me vetëdije të ligjit me qëllim përfitimin personal e familjar.

Arena e Lajmit

Denoncimi i Rithemelimit: Bashkëshorti dhe vjehrri i ministres Ibrahimaj me hotele në jug dhe biznese. Koha për sqarim në SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook