Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar më shumë për jetën e tij sportive në emisionin “FitStation” në News24, duke zbuluar cila është dieta e tij, por edhe këngët e preferuara gjatë momenteve në palestër.
I pyetur se si e dallon ndryshimin fizik nga aktiviteti sportiv, ish-Presidenti i Republikës tregoi se ka dy palë kostumesh në masa të ndryshme, me të cilat dallon nëse “e ka tepruar” apo jo.
Sa i përket regjimit ushqimor, Meta zbuloi se preferon ushqime si fasulet dhe peshku.
Gjithashtu ai tha se preferon që gjatë momenteve të aktivitetit fizik i pëlqen të dëgjojë këngët për Adem Jasharin, “Për ty Atdhe” dhe “Ku ka si ti o Shqipëria ime”.
Sipas jush, çfarë e bashkon politikën me aktivitetin fizik?
Shpirti i garës. Pa stërvitje nuk ka arritje. Kam qenë vetë sportist, isha peshëngritës me Dinamon dhe jam stërvitur.
Aktiviteti fizik ka ardhur i shoqëruar me një transformim fizik, sa kilogramë keni humbur që kur keni filluar jetën e shëndetshme dhe aktivitetin fizik?
Unë e kontrolloj veten, kam dy palë kostumesh dhe një e kam 54 një e kam 56. Kur e teproj dhe 56 më rri ngushtë filloj dobësohem.
Si je me regjimin ushqimor?
Nuk jam keq, përpiqem me gjëra sa më cilësore. Më pëlqejnë fasulet shumë, sidomos ato të zezat, të kuqet. Këto janë preferencat e mia, edhe peshku kuptohet. Ndërsa kur stërvitem dëgjoj këngët për Adem Jasharin, “Për ty Atdhe” dhe “Ku ka si ti o Shqipëria ime”