Chelsea u “zgjua” në këtë fund sezoni, duke u rikthyer në lojë për një vend në Evropë. Paraqitjet pozitive e bluve në ndeshjet e fundit me sa duket kanë bindur drejtuesit e klubit t’i besojnë Pochettino-s edhe sezonin e ri, të paktën sipas vetë trajnerit:
“Me klubin po programojmë për sezonin e ri, atë që do të bëjmë gjatë fazës përgatitore. Jemi takuar shpesh herë gjatë kësaj periudhe për të programuar të ardhmen”, u shpreh Pochettino duke konfirmuar në këtë mënyrë se do të qëndrojë në krye të Chelsea-t.
()