Nesër Tirana binjakëzohet me Venecian, Veliaj: Mezi pres që ky bashkëpunim i ri mes nesh të jetë i frytshëm


Kjo e dielë do të shënojë një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Venecias. Në një ceremoni të veçantë do të bëhet binjakëzimi mes dy qyteteve, të cilat do të rrisin edhe më tej bashkëpunimin mes tyre.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, që do të jetë pjesë e ceremonisë së nesërme në Venecia, shprehet se ky bashkëpunim i ri do të ketë impakt në shumë fusha, përfshirë artin dhe kulturën. “Jam i lumtur për këtë miqësi të bukur që na lidh me Venecian, një qytet me të cilin Shqipëria dhe shqiptarët kanë një marrëdhënie shumë të vjetër bashkëpunimi dhe shkëmbimi dhe mezi pres që ky bashkëpunim i ri mes nesh të jetë i frytshëm, sidomos në çështjet e artit dhe kulturës, por edhe në shkëmbimin e përvojave më të mira”.

Edhe kryebashkiaku i Venecias u shpreh se synohet forcimi i lidhjeve mes njerëzve.

“Pas Longarone, ne rikthehemi në një dimension ndërkombëtar, duke u binjakëzuar me Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë”, sqaron kryebashkiaku i Venecias. “Venecia dëshiron të forcojë lidhjet në Mesdhe, me historinë dhe me njerëzit që e kanë bërë kaq të madh me kalimin e kohës”.

Qyteti i Tiranës ka binjakëzime me disa qytete italiane duke rritur edhe më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave në fusha të ndryshme.

Arena e Lajmit

Nesër Tirana binjakëzohet me Venecian, Veliaj: Mezi pres që ky bashkëpunim i ri mes nesh të jetë i frytshëm


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook