TIRANE
Një festë me këngë dhe valle, sofra tiranase erdhi në edicionin e 30-të në Pallatin e Kongreseve. Event i kthyer tashmë në traditë realizon një shkrirje origjinale të aspekteve të muzikës të trevës së Tiranës përmes artistëve më në zë dhe po ashtu valleve më të dashura që marrin hijeshinë e kahershme shoqëruar me kostumet tradicionale.
Eventi është organizuar nga Arben Tafaj, kryetar i Shoqatës “Tirana”, mbështetur edhe nga Birra Tirana, e cila është cilësuar si mbretëresha e qytetit të Tiranës me një traditë që zë fill në vitet 1960, duke u bërë një pjesë integrale e kryeqendrës së vendit.
Të ftuarit shijuan Birrën “Tirana” në koktejlin pritës përpara koncertit, në çdo tavolinë siç bëjnë prej dekadash në festat e gëzimet e tyre. Tashmë Birra Tirana me teknologjinë dhe investimet e kryera, ofron cilësi të lartë dhe autenticitet për konsumatorin, kudo ku ajo shijohet dhe bëhet pjesë e tryezave dhe ngjarjeve festive.