Sherri për pronën/ Parandalohet krimi në Lezhë, xhaxhai rrëmben armën dhe kërcënon nipin

Parandalohet një krim në familje në Lezhë. Një 67-vjeçar është akuzuar nga policia se ka kërcënuar për çështje pronësie nipin e tij.

Falë ndërhyrjes së policisë, u bë e mundur arrestimi i Pjeter Nikës.

NJOFTIMI I POLICISE

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallzimin e një koflikti me armë zjarri mes xhaxhait dhe nipit. Policia sekuestron një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga 67-vjeçarit Pjeter Nika që kërcënoi nipin e tij, me armë zjarri, për motive pronësie. Me marrjen e njoftimit për një konflikt në fshatin Mërqi, ku shtetasi P.N kanoste me armë zjarri nipin e tij shtetasin F.N, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak. Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

()

Arena e Lajmit

Sherri për pronën/ Parandalohet krimi në Lezhë, xhaxhai rrëmben armën dhe kërcënon nipin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook