Skënderbeu në “Final Four”, tekniku Gvozdenovic: Jemi të emocionuar, një finale ndaj Vllaznisë? Pse jo!

Tekniku i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic u shpreh mjaft i kënaqur pas sigurimit të “Final Four”.

“Pikë së pari, nga unë dhe të gjithë korçarët, faleminderit nga zemra tifozëve shkodranë të Vllaznisë. Çfarë të themi, kemi të emocionuar. Shumë të kënaqur patjetër se rezultati ishte shumë i mirë për çunat. Jo 5-1, e them për “Final Four”, se sot nuk ishim pesë herë më mirë se Shkodra. Vllaznia ka një skuadër shumë të mirë dhe do Zoti të shkojë në finale.

Për çunat është një sukses shumë i madh, do shkojmë në “Final Four”. Tani i kemi një ditë pushim dhe nga e hëna do përgatitemi për “Final Four”. Jemi patjetër shumë të lumtur dhe të kënaqur.

Faleminderit, të gjithë korçarët dhe unë personalisht kemi shumë respekt për tifozët e Vllaznisë dhe kjo duartrokitje ishte normale nga unë. E thashë edhe një herë, nuk mund të flasim shumë. Tani jemi të kënaqur, të lumtur. Do pushojmë një ditë dhe pastaj mund të flasim pak më shumë. Edhe një herë, çunat e meritojnë të gjithë, ka qenë një sezon shumë i vështirë për ne. Ishte shumë i bukur dhe të gjithë lojtarët e meritojnë.

Shorti është i fortë. Egnatia dhe Partizani… Vllaznia është skuadër shumë e fortë. Tani për ne nuk është shumë e rëndësishme kush do jetë ne short, jemi gati dhe do ta shohim.

Patjetër u takova edhe me presidentin e Vllaznisë dhe ai tha do luajmë në finale Vllaznia-Skënderbeu. I thashë pse jo. Pastaj ta shohim nëse mund të shkojmë në finale, është e bukur. Por të mos flasim shumë më shumë përpara.

Në gjithë sezonin Nikaj ishte mirë, ishte një lojtar i mirë. Një lojtar nga Shkodra, një lojtar me shumë cilësi që është edhe me Shqipërinë U21. Jam i kënaqur me të”, tha Gvozdenoviç

Arena e Lajmit

Skënderbeu në “Final Four”, tekniku Gvozdenovic: Jemi të emocionuar, një finale ndaj Vllaznisë? Pse jo!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook